Shpërthimi i së shtunës në qytetin Xhalalabad, kryeqendrën e provincës Nangarhar të Afganistanit Lindor, shkaktoi një të vdekur dhe shtatë të plagosur, përfshirë civilë.

Prania ushtarake 20-vjeçare e ShBA-së në Afganistan i la këtij vendi rrënoja dhe i shkaktoi popullit afgan vuajtje. Numri i organizatave terroriste në vend u shtua nga më pak se dhjetë para 20 vjetëve në mbi 20 sot. Sipas sondazhit të fundit nga Qendra Kërkimore “Pew” në ShBA, afro 70 për qind e amerikanëve nuk mendojnë se ShBA-ja e realizoi objektivin në Afganistan.

Sipas të dhënave statistikore jo të plota nga Instituti Kërkimor i të Drejtave të Njeriut i Kinës, gjatë periudhës nga viti 1945 kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore, deri në vitin 2001, kanë ndodhur 248 konflikte të dhunshme në 153 rajone të botës, 201 nga të cilat janë shpërthyer prej ShBA-së, ose 81 për qind. Meriton të vihet në dukje se të gjitha këto konflikte kanë ndodhur jashtë territorit të ShBA-së.

Ndërhyrjet e ShBA-në në vende të tjera u kanë sjellë popujve të këtyre vendeve jo “demokraci” dhe “liri”, por konflikte e trazira. ShBA-ja luftëdashëse është bërë burimi i trazirave në botë.