Ditët e fundit, revista mjekësore “The Lancet” publikoi artikullin e një grupi ekspertësh kinezë me titull “Duhet të bëhen hetime globale për origjinën e SARS-CoV-2 për parandalimin e pandemisë”. Në këtë artikull vihet në dukje që hetimet mbi origjinën e koronavirusit nuk duhet të përqendrohen në Kinë, po duhet të zhvillohen në mbarë botën.

Sipas artikullit, shkencëtarët e vendeve të ndryshme kanë bërë shumë studime, të cilat tregojnë që kalimi nga kafshët te njeriu është burimi më i mundshëm i koronavirusit të ri dhe dalja nga laboratori është jashtëzakonisht pak e mundur.

Në këtë artikull theksohet se kyçi është që të gjendet burimi i koronavirusit nëpërmjet hulumtimeve shkencore, pa ndërhyrje politike. Këto hulumtime nuk duhet të bëhen vetëm në Kinë, por në shumë vende të botës.