Rusia konfirmoi 22.498 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve, duke e çuar numrin kombëtar në 7,420,913, njoftoi qendra zyrtare e monitorimit dhe reagimit, citon “Xinhua”.

Numri i vdekjeve në shkallë vendi u rrit në 203,900, ndërsa numri i të shëruarve u rrit në 6,604,604.

Ndërkohë, Moska raportoi 3275 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të innfektuarve në 1,620,990.

Sipas raporteve të mediave, deri tani janë vaksinuar plotësisht më shumë se 41.7 milionë rusë. (Fatosi)