Presidenti rus Vladimir Putin ka nominuar Vyacheslav Volodin, kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Rusisë, Duma Shtetërore, për kryetarin e thirrjes së re të Dumës Shtetërore, njoftoi agjencia e lajmeve “TASS”.

Në një takim me drejtuesit e partive që u zgjodhën në Dhomën e Ulët të Parlamentit, Putin tha se ai beson se Volodin është mjaft i denjë për të kryesuar thirrjen e ardhshme, të tetë të Dumës Shtetërore.

Puna e thirrjes së shtatë të Dumës Shtetërore, veçanërisht në periudhën e vështirë të luftës kundër pandemisë, tregoi se Duma mund të konsolidojë përpjekjet e saj në drejtimet kryesore të zhvillimit të vendit, shtoi ai.

Volodin falënderoi Putinin për besimin e tij dhe premtoi se do të përpiqet ta justifikojë atë së bashku me të gjitha fraksionet politike. (Fatosi)