Angela Merkel pas zgjedhjeve është në post në mënyrë komisare, për aq kohë sa do të krijohet qeveria e re, njofton “Deutsche Welle”. Për këtë fazë nuk ka një limit kohor.

Teorikisht Angela Merkel mund të jetë në post deri për Krishtlindje.

Nëse edhe pas 17 dhjetorit 2021 ajo do të ishte në detyrë, do të arrinte edhe rekordin e kohës në detyrë si kancelare, duke e tejkaluar edhe Helmut Kohl-in. Ky rekord do të ishte 5869 ditë.

Në detyrat që Angela Merkel lejohet të vazhdojë përkohësisht pas zgjedhjeve janë edhe emërimi ose shkarkimi i ministrave.

Takimet e planifikuara për kancelaren gjithashtu duhet të realizohen.

Merkel do të shkojë edhe në takimin e fuqive kryesuese ekonomike, në samitin e G20-s në fund të tetorit në Romë. (Fatosi)