Foto; Visual People

Foto; Visual People

Një studim në Malajzi ka dalë në përfundimin se vaksina Covid-19 e kompanisë kineze “Sinovac” është më efektive kundër sëmundjeve serioze, megjithëse prodhimet e “Pfizer/BioNTech” dhe “AstraZeneca” treguan norma më të mira mbrojtjeje.

Të dhënat e fundit janë një nxitje për kompaninë kineze, vaksina anti-Covid e së cilës ka qenë nën kontroll të vazhdueshëm mbi efektivitetin e saj, shkruan "The Guardian".

Studimi, i kryer nga qeveria malajziane, zbuloi se 0.011% e rreth 7.2 milionë marrësve të vaksinës “Sinovac” kërkonin trajtim në njësitë e kujdesit intensiv (ICU) për infeksionet Covid-19. Ndërsa 0.002% e rreth 6.5 milionë marrësve të vaksinës “Pfizer/BioNTech” kishin nevojë për trajtim ICU për infeksionet Covid-19, ndërsa 0.001% e 744.958 marrësve të injeksionit “AstraZeneca” kërkonin trajtim të ngjashëm. (Irma)