Tedros Adhanom Ghebreyesus(Foto:Visual People)

Tedros Adhanom Ghebreyesus(Foto:Visual People)

Franca dhe Gjermania propozuan drejtorin e përgjithshëm në detyrë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus për një mandat të dytë në këtë post, raporton “Associated Press”.

Tedros ka qenë kreu i OBSH-së gjatë gjithë pandemisë dhe mund të marrë një mandat tjetër pesëvjeçar në takimin e ardhshëm vjetor të agjencisë në maj 2022.

Për herë të parë në historinë e agjencisë, një kandidat për postin kryesor në agjencinë e shëndetit të OKB-së nuk është emëruar nga vendi i tij i origjinës. Tedros është në kundërshtim me qeverinë etiopiane të Abiy Ahmed mbi vrasjet dhe shkeljet e të drejtave të njeriut në rajonin e tij të lindjes, Tigray.

Përfaqësitë diplomatike të Francës dhe Gjermanisë në OKB njoftuan mbështetjen e tyre për Tedros në “Twitter”. (Irma)