Foto:VCG

Foto:VCG

Autoritetet norvegjeze vendosën të heqin masat kufizuese ndaj Covid-19, që parashikonin distancimin shoqëror dhe që kishin goditur rëndë bizneset, raporton “Reuters”.

Kryeministrja Erna Solberg deklaroi se nuk do të kërkohet më distancimi social, po ashtu do të rihapen klubet e natës dhe restorantet mund të kthehen në kapacitet të plotë.

“Kanë kaluar 561 ditë qëkur prezantuam masat më të vështira në Norvegji në kohë paqeje. Tani ka ardhur koha për t'u kthyer në një jetë normale të përditshme”, -tha Solberg.

Vendimi është pjesë e një plani me katër hapa për të hequr kufizimet e vendosura gjatë fillimit të pandemisë vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 76% e të gjithë norvegjezëve kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine Covid-19, ndërsa 67% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar. (Irma)