Foto: Xinhua

Foto: Xinhua

Egjipti pritet të përurojë pas disa javësh linjën e dytë të prodhimit të vaksinave kineze anti-Covid “Sinovac”. Njoftimi u dha nga ministrja e Shëndetësisë Hala Zayed, citon “Xinhua”.

Vaksinat do të prodhohen nga fabrika farmaceutike shtetërore egjiptiane “Vacsera”, në provincën Giza, bazuar në një marrëveshje të lidhur me kompaninë kineze biofarmaceutike “Sinovac”. Sipas Zayed, deri tani është marrë lënda e parë për prodhimin e 15 milionë dozave.

Më 18 korrik, Këshilltari kinez i Shtetit dhe Ministri i Jashtëm, Wang Yi mori pjesë me homologun e tij egjiptian Sameh Shoukry në një ceremoni për të festuar prodhimin e përbashkët të 1 milion dozave të vaksinës “Sinovac” në Egjipt, vendi i parë i kontinentit afrikan që bashkëpunojnë me Kinën në prodhimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri.

"Ne aktualisht furnizojmë qendrat tona të vaksinimit me 2 milionë doza në javë të serumit Vacsera-Sinovac", -tha Zayed, duke vënë në dukje se deri në fund të dhjetorit vendi do të ketë prodhuar 80 milionë doza.

Sipas ministres, numri i qendrave të vaksinimit është zgjeruar në 850 në mbarë vendin, duke përfshirë tre të mëdha të afta për të akomoduar 60.000 qytetarë në ditë. (Irma)