Më 6 shtator, Joe Biden në shtetin Delaware/"People's Vision"

Më 6 shtator, Joe Biden në shtetin Delaware/"People's Vision"

Sipas një sondazhi të fundit të publikuar më 23 shtator nga Qendra e Kërkimeve “Pew” të ShBA-së, vetëm 44 për qind e të rriturve amerikanë janë pro paraqitjes së presidentit Joe Biden, ndërsa 53 për qind kundër. Qysh nga korriku, përqindja e përkrahjes ndaj Bidenit është ulur ndjeshëm.

Sondazhi u realizua nga 13 deri më 17 shtator në bazë të intervistave me 10371 të rrituramerikanë. Në përgjithësi, besimi i amerikanëve ndaj të dy partive është ulur. Qysh nga prilli, besimi i amerikanëve ndaj republikanëve në Kongres u ul pesë pikë përqindjeje, ndërsa ndaj demokratëve në Kongres u ul 11 pikë përqindjeje.

Besimi i të pyeturve për paraqitjen e Bidenit në trajtimin e gjendjes epidemike u ul nga 65 për qind në mars në 51 për qind. Në fushën ekonomike, 48 për qind e pjesëmarrësve shprehën besim në politikën ekonomike të Bidenit, ndërsa 51 për qind s’kanë besim. 45 për qind e të pyeturve u shprehën pro ndaj vendimeve të Biden-it në politikat e jashtme, ndërsa 54 për qind nuk kanë shumë besim. Për sa i përket unitetit kombëtar, vetëm 34 për qind të janë të mendimit se Biden-i do ta bëjë vendin më të bashkuar, ndërsa 66 për qind nuk tregojnë besim. (Wang Lei/ Artan)