Geng Shuang, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB

Geng Shuang, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB

“Dua të ritheksoj se Kina nuk do të bëhet kurrë pengesë për hyrjen në fuqi të Traktatit të Ndalimit të Gjithanshëm të Provave Bërthamore (CTBT),” tha të premten Geng Shuang, zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, në Konferencën për Nxitjen e Hyrjes në Fuqi të CTBT-së.

“Si një nga nënshkrueset e para të këtij traktati, Kina ka mbështetur me vendosmëri synimet dhe objektivat e tij,” u shpreh ai. “Qeveria kineze ka respektuar rreptësisht premtimin e saj për moratoriumin e provave bërthamore.”

Në situatën aktuale ndërkombëtare të sigurisë me ndryshime të thella dhe të ndërlikuara, Geng vuri në dukje se ka rëndësi të veçantë zbatimi i këtij traktati, por kjo kërkon përpjekjet e përbashkëta dhe këmbëngulëse të bashkësisë ndërkombëtare, si zbatimi i multilateralizmit, shmangia e mendësisë së Luftës së Ftohtë, kundërshtimi i tërheqjes kokëfortë nga traktatet a marrëveshjet, forcimi i konsensusit ndërkombëtar dhe nxitja e punëve përgatitore. (Wang Lei/ Artan)