Mledhja e Këshillit të OKB-së mbi të Drejtat e Njeriut në Gjenevë/ “People’s Vision”

Mledhja e Këshillit të OKB-së mbi të Drejtat e Njeriut në Gjenevë/ “People’s Vision”

Të drejtat e njeriut nuk duhet të përdoren si një pretekst për sulme ndaj Kinës, i tha një grup prej 65 vendesh Këshillit për të Drejtat e Njeriut të OKB-së (UNHRC).

Një grup vendesh, të cilat nuk shënuan emrin në deklaratë, thanë se kritikat ndaj veprimeve të Kinës në Hong-Kong, Tibet dhe Xinjiang janë ndërhyrje të papranueshme në punët e brendshme të një vendi sovran.

Përfaqësuesi i Bjellorusisë në UNHRC, Yury Ambrazevich

Përfaqësuesi i Bjellorusisë në UNHRC, Yury Ambrazevich/ CMG

“Kundërshtojmë politizimin e të drejtave të njeriut dhe standardet e dyfishta. Kundërshtojmë gjithashtu akuzat kundrejt Kinës të nisura nga motive politike dhe të bazuara në informacione të rreme, si dhe ndërhyrjen në punët e brendshme të Kins nën pretekstin e të drejtave të njeriut,” thuhet në deklaratën e paraqitur nga përfaqësuesi i Pakistanit në emër të të gjithë nënshkruesve.

Përfaqësuesi i Bjellorusisë në UNHRC, Yury Ambrazevich, i tha CMG-së se ai përkrah plotësisht politikat e Kinës.

“Kjo është një thirrje për bashkësinë ndërkombëtare që të respektojë sovranitetin e Kinës, një thirrje për respektimin e ligjit ndërkombëtar e Kartës së OKB-së dhe të parimit të mosndërhyrjes në punët e brendshme të Kinës,” vuri në dukje ai.

Përfaqësuesi i Venezuelës në UNHRC

Përfaqësuesi i Venezuelës në UNHRC

Përfaqësuesi i Venezuelës shprehu gjithashtu përkrahjen ndaj deklaratës: “Çdo vend ka të drejtë të mbrojë sigurinë e vet kombëtare me ligj. Venezuela u bën thirrje të gjitha shteteve të këmbëngulin në multilateralizmin, solidaritetin e bashkëpunimin dhe të nxitin e mbrojnë të drejtat e njeriut nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit konstruktiv,” tha ai. (Wang Lei/Artan)