Flamurë të bardhë në kujtim të viktimave prej COVID-19, Uashinton (VCG)

Flamurë të bardhë në kujtim të viktimave prej COVID-19, 12 shtator, Uashinton (VCG)

Të dhënat nga Universiteti amerikan “Johns Hopkins” tregojnë se deri më 21 shtator, numri mesatar ditor i vdekjeve prej COVID-19 në shtatë ditët e kaluara arriti në 2031, duke arritur mbi 2 000 për herë të parë në gjysmëvitin e fundit. Ndërkohë, varianti “Delta” i koronavirusit vijon të përhapet me shpejtësi në disa shtete amerikane, duke e çuar numrin e rasteve të reja të prekjes nga koronavirusi në nivelin ose afër nivelit më të lartë deri tani.

Televizioni CNBC njoftoi më 21 shtator se herën e fundit kur numri mesatar ditor i viktimave brenda një jave i kaloi 2 000 ishte më 1 mars. Kjo, sipas medies amerikane, shënon një "pikë kritike" në gjashtë muajt e fundit. Tani numri ditor i viktimave ende vazhdon të rritet, duke qenë 13 % më i lartë se një javë më parë, dhe 43 % më shumë se në fillim të shtatorit. Ndërsa, më 20 shtator, numri i vdekjeve nga COVID-19 në ShBA e kaloi atë nga gripi masiv i vitit 1918, duke e bërë epideminë e COVID-19 "më vdekjeprurësen" në historinë moderne amerikane.(Artan)