Varianti Delta, i pranishëm në 185 vende, ka zëvendësuar kryesisht tre variantet e tjera shqetësuese, Alpha, Beta dhe Gamma, që tashmë përfaqësojnë më pak se 1 për qind të rasteve, njoftoi OBSH.

Të gjitha viruset, përfshirë SARS-CoV-2 përgjegjës për Covid-19, ndryshojnë me kalimin e kohës.

Shfaqja, në fund të vitit 2020, e varianteve që paraqisnin një rrezik në rritje për shëndetin publik global bëri që OBSH t’i karakterizonte variantet si “për t’u monitoruar” dhe si “shqetësues”.

Agjencia franceze e lajmeve “AFP” citon drejtoreshën e ekipit teknik Covid-19 për OBSH-në, Maria Van Kerkhove. “Virusi mbizotërues, që po qarkullon aktualisht, është varianti Delta”, -tha zyrtarja e OBSH-së, duke shtuar: “Ky virus është bërë më i fortë, më i transmetueshëm dhe po konkurron, duke zëvendësuar viruset e tjera që po qarkullojnë”. (Elona)