Covid-19 ka vrarë më shumë amerikanë sesa gripi spanjoll i 1918-s. Universiteti “Johns Hopkins” njoftoi 675.722 vdekje nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara që prej fillimit të pandemisë, ndërsa gripi spanjoll u mori jetët e 675.000 amerikanëve.

Megjithatë, siç vëren “Washington Post” në vitin 1918, popullsia e SHBA-së ishte pak më shumë se 100 milionë, ndërsa sot është 330 milionë. Shkalla e vdekjeve nga gripi spanjoll ishte 1 në 150 amerikanë, ndërsa nga Covid-19 është 1 në 500

Llogaritet që gjithsej, 50 milionë vetë të kenë vdekur në të gjithë botën nga gripi spanjoll, duke e bërë më vdekjeprurësin në historinë e njerëzimit, sipas epidemiologëve. Deri tani, vdekjet nga Covid në mbarë botën kanë arritur në rreth 4.7 milionë. Por, ndryshe nga periudha dyvjeçare e zgjatjes së gripit spanjoll, Covid-19 nuk është aspak afër zhdukjes totale. (Elona)