foto nga VCG

foto nga VCG

Më shumë vende aziatike po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj disa përpjekjeve jashtë rajonit për të politizuar studimet mbi origjinën e virusit që shkakton COVID-19, shkruan “China Daily”.

Personalitete me ndikim në ato vende janë bashkuar duke i dënuar, ndërsa kanë bërë thirrje për përpjekje të rritura kundër pandemisë.

Ministria e Jashtme e Sri Lankës në një deklaratë javën e kaluar bëri të ditur se nuk duhet të ketë politizim të çështjes.

Sipas ministrisë, metodat shkencore dhe të bazuara në dëshmi duhet të përdoren në përpjekjet për të gjetur origjinën e virusit.

"Multilateralizmi dhe bashkëpunimi ndërkombëtar ofrojnë mjetet më të mira të mundshme për të mposhtur në mënyrë efektive dhe të qëndrueshme pandeminë. Është po aq e rëndësishme të kryhet një studim gjithëpërfshirës, paanshëm mbi origjinën e virusit", -bëri të ditur Ministria e Jashtme e Sri Lankës. (Fatosi)