foto nga VCG

foto nga VCG

Rreth 50 milionë vullnetarë nga 180 shtete të botës rendën gjatë ditës së diel të mblidhnin mbeturina në zona urbane, parqe apo lumenj në kuadër të Ditës Botërore të Pastrimit, shkruan “Euronews.al”.

Çdo vit rreth 8 milionë tonë plastikë përfundon në oqeane, atje ku gjithashtu prodhohet rreth 70% e oksigjenit botëror.

Kjo ditë u kalua me sensibilizim edhe në Shqipëri, me disa organizime spontane, të cilat u mbështetën gjithashtu edhe nga Bashkia Tiranë, organizata mjedisore, të shoqërisë civile, por edhe nga BE.

Organizatorët e aktiviteteve për nismën botërore të pastrimit synojnë që të nxisin kulturën e mbajtjes pastër të ambientit dhe ndërgjegjësimin se mbeturinat nuk duhen hedhur vend e pavend.

Ata kanë si objektiv kryesor që të nxisin banorët e zonave pranë lumenjve që të pastrojnë sa më shpesh pjesët e ndotura duke kontribuuar në lëvizjen për të ruajtur burimet e ujit. (Fatosi)