Qeveria britanike njoftoi vendimin për të shtyrë në vitin 2022 një sërë kontrollesh mbi import-eksportin e mallrave të caktuar midis BE dhe Mbretërisë së Bashkuar, të parashikuara nga marrëveshjet pas Brexit me Brukselin zyrtar, të cilat duhej të hynin në fuqi duke nisur prej 1 tetorit.

Kjo është një lëvizje tjetër e njëanshme e Londrës zyrtare, pas asaj në protokollin për Irlandën e Veriut, citojnë mediet britanike.

Ministri David Frost shpjegoi se shtyrja ka të bëjë me produktet farmaceutike dhe fitosanitare, që vijnë si nga vendet e BE-së ashtu dhe nga pjesë të tjera të botës, një nevojshmëri ndikuar nga pasojat e pandemisë Covid në biznes. (Irma)