Foto:Visula People

Foto:Visula People

Më 14 shtator, Korporata Amerikane e Transmetimeve (ABC) raportoi që parashikohet se brenda dy javësh, numri i vdekjeve nga pneumonia e koronavirusit të ri në ShBA do ta tejkalojë numrin e vdekjeve nga pandemia e gripit në vitin 1918.

Mësohet se numri i amerikanëve që vdiqën nga pandemia më 1918 arriti në 675 mijë. Sipas statistikave nga Universiteti “Johns Hopkins”, numri i vdekjeve nga pneumonia e koronavirusit të ri në ShBA ka arritur në 662 mijë. Aktualisht, virusi “Delta” është ende duke u përhapur në ShBA. Më shumë se 1 mijë amerikanë ende vdesin nga koronavirusi i ri çdo ditë.