Foto: Visual People

Foto: Visual People

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fund të këtij muaji do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor, për të dërguar sinjalin e fortë për vazhdimin e procesit të zgjerimit.

Në fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian, duke theksuar rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së, von der Leyen tha se investimet në rajon janë investime në të ardhmen e bllokut europian, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sipas von der Leyen, BE-ja është duke zbatuar plane të veçanta për investime në vendet e rajonit.

Vizita e von der Leyen në Ballkan do të ndodhë para samitit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në Bërdo të Sllovenisë.

Gjatë debatit në Parlamentin Evropian edhe ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Anze Logar, tha se zgjerimi i bllokut evropian dhe Ballkani Perëndimor janë prioritete dhe kjo do të jetë tema e samitit të BE-së që do të mbahet në Slloveni në muajin tetor. (Elona)