Foto:Visual People

Foto:Visual People

“SHBA-ja nuk po vaksinon pjesën më të madhe të botës, por Kina mundet", -thuhej në një raport në faqen amerikane të lajmeve “Axios news”.

"Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore mund të vaksinojnë adoleshentët dhe të japin vaksina përforcuese për të gjithë dhe të kenë akoma 1.2 miliardë doza tepër në dispozicion për t'i dërguar diku tjetër këtë vit", -citoi raporti të dhënat nga firma analitike “Airfinity”.

Sidoqoftë, SHBA-ja dhe kompanitë e saj të barnave ka të ngjarë mos t’i nxjerrin vendet e varfra dhe të pavaksinuara të botës nga pandemia, por Kina mundet", -thuhet në raport, citon “Xinhua”.

Plani global COVAX vlerëson se ka marrë 25 për qind më pak doza nga sa pritej.

Foto:Visual People

Foto:Visual People

Vaksinat e prodhuara nga Kina mund të ruhen në temperatura normale të frigoriferit dhe disa besojnë se Kina është në gjendje të furnizojë më shumë vaksina, thuhet në raport. (Elona)