Foto:Visual People
500332 - ky është numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit të ri në ShBA javën e kaluar, i shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, një rritje prej 131.17 % nga java e mëparshme. Si rezultat, ShBA-ja është bërë vendi me numrin më të madh të rasteve të reja të konfirmuara atë javë, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara dhe ai i vdekjeve në ShBA janë më të lartët në botë.
Qeveria e tanishme amerikane nuk ka krijuar një rrjet të fortë mbrojtës për amerikanët siç premtoi, vë në dukje CMG-ja në një koment të vetin. Udhëheqësit amerikanë janë shprehur se 70 % e amerikanëve të rritur do të bënin të paktën një dozë të vaksinës para 4 korrikut, por ky synim nuk është arritur. ShBA-ja ka grumbulluar më shumë vaksina sesa ka nevojë, por procesi i vaksinimit kohët e fundit ka ngecur në vend. Përveç ndërgjegjësimit të pamjaftueshëm të një pjese të amerikanëve për epideminë dhe infrastrukturës së kufizuar mjekësore në disa shtete jugore amerikane, "lufta" midis dy partive ka luajtur gjithashtu një rol negativ. Aktualisht, numri i rasteve të infeksionit dhe numri i shtrimeve në spital në të 50 shtetet amerikane është pothuajse në rritje, dhe situata është edhe më serioze në zonat me përqindje të ulët të vaksinimit, si Florida, Teksasi dhe Misuri.
Në komentin e CMG-së thuhet se situata e brendshme epidemike në ShBA nuk është kontrolluar mirë. Atëherë, si mund të qetësohen ankesat e njerëzve? Administrata e tanishme amerikane ka zgjedhur të trashëgojë metodën e administratës së mëparshme, duke hedhur baltë kudo dhe mbi këdo. Kohët e fundit, ShBA ka vazhduar ta politizojë gjurmimin e origjinës së virusit, ka ushtruar vazhdimisht presion mbi OBSh-në që ta manipulojë këtë çështje dhe ka vijuar të bëjë lëvizje të vogla në konferencat e OKB-së dhe veprimtari të tjera. Qëllimi i ShBA-së është i qartë: ta kalojë përgjegjësinë e luftës së vet joefektive kundër epidemisë dhe të hedhë baltë ndaj Kinës. Natyrisht, administrata e tanishme amerikane nuk ka mësuar nga dështimi i administratës së mëparshme dhe ende po ecën në rrugën e gabuar.
Manipulimi politik s'mund ta zhdukë virusin, përkundrazi, do të pengojë bashkëpunimin global në luftën kundër epidemisë, duke i vënë popujt në gjithë botën, përfshirë popullin amerikan, në situatë më të rrezikshme. Ekspertët parashikojnë që rikthimi i epidemisë i shkaktuar nga varianti “Delta” do të përshpejtohet në muajt e ardhshëm. Nga mesi i tetorit numri i vdekjeve ditore në ShBA mund të jetë trefishi i numrit të tanishëm.
Në komentin e CMG-së thuhet se veprimet e ShBA-së janë si ato të një "bashkëpunëtoreje" të virusit. Përkeqësimi i vazhdueshëm i epidemisë në ShBA është një paralajmërim për politikanët amerikanë që të mos hedhin baltë dhe të gënjejnë, por më mirë ta kalojnë kohën për të shpëtuar jetën e njerëzve, që është përparësia kryesore. (Çang Çuo)