foto nga VCG

foto nga VCG

Më 28 maj, në uebsajtin e Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, një institut për studimin e politikave të jashtme dhe të sigurisë, u publikua një artikull me titull “COVID-19: Momenti i Çernobilit i shekullit të 21-të” nga anëtari i këtij komisioni David McNair. Në artikull theksohet se gjatë mbarë kohës së krizës, kontaktet e rralla të ShBA-së e BE-së me vendet e tjera të botës nuk përmbushin angazhimet që nevojiten tani. Megjithëse shumë liderë kanë thënë se “askush nuk është i sigurt nëse të gjithë nuk janë të sigurt”, në fakt veprimet që ata kanë ndërmarrë, kanë përkeqësuar pabarazinë dhe kanë dobësuar efektivitetin e reagimit ndaj epidemisë.
Artikulli vëren se qeveritë në mbarë botën kanë shpenzuar mbi 80 miliardë dollarë në kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave. Por pengesa e pabarazisë është më e madhe se pengesa teknologjike. 80 % e vaksinave përdoren në vendet me të ardhura të larta e të mesme, teksa në vendet me ardhura të ulëta shifra është vetëm 0.4%.
Vendet e pasura kanë grumbulluar 1.3 miliard doza vaksinash më shumë sesa u nevojiten. BE-ja rezervoi 1.8 doza vaksinash shtesë në maj të vitit 2021.

foto nga VCG

foto nga VCG

Në të njëjtën kohë, ka pasur pabarazi të madhe në promovimin global të vaksinave. Megjithëse shumë amerikanë janë vaksinuar dhe po shqyrtohet mundësia që në ShBA të vaksinohen edhe fëmijët, në Afrikë madje edhe punonjësve mjekësorë të vijës së parë, të moshuarve dhe të sëmurëve mund t'u duhet të presin deri në vitin 2022 për t'u vaksinuar.
Artikulli citon fjalët nga drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve të Afrikës, John Nkengasong, i cili tha për mediat: “Ne do të mbajmë mend jo vetëm zhurmën e madhe të bërë prej vendeve që nuk na mbështetën, por edhe miqtë tanë të heshtur në këtë luftë.” Numri i vaksinave të eksportuara prej Kinës e kalon atë të të gjitha vendeve të tjera të marra së bashku. (Fang Xiaoyu/Artan)