Foto; VCG

Foto; VCG

Me gjurmueshmërinë e koronavirusit të ri, disa amerikanë vijojnë të hedhin baltë ndaj Kinës dhe të përhapin "virusin politik" në të gjithë botën që tregon hegjemoninë e ShBA-së. Veprimet e ShBA-së do të shkaktojnë ndikime serioze ndaj luftës kundër epidemisë dhe rendit ndërkombëtar.

Megjithëse qeveria e tanishme e ShBA-së u kthye në OBSh dhe foli shumë për "multilateralizëm", por në fakt ShBA-ja refuzoi përfundimet e hulumtimit të OBSh-së në Kinë lidhur me gjurmueshmërinë e COVID-19 dhe madje përdori agjencitë e saj të inteligjencës për t'u përfshirë në "prezumimin e fajit". Kjo tregon se disa amerikanëve nuk u intereson aspak e vërteta ose jeta. Ata kanë vetëm një qëllim, ta bëjnë Kinën "dash kurbani" për pandeminë.

Disa amerikanë përbaltin Kinën duke dëmtuar atmosferën e tanishme të bashkëpunimit global kundër pandemisë. Solidariteti dhe bashkëpunimi janë armët më të fuqishme kundër pandemisë.

Çfarë roli ka luajtur Kina në luftën globale kundër pandemisë? Le të vështrojmë disa të dhëna: Deri tani, Kina ka dhënë një ndihmë prej 2 miliardë dollarësh për vendet në zhvillim të prekura nga COVID-19 dhe u ka dhënë ndihma materiale anti-epidemike mbi 150 vendeve dhe 13 organizatave ndërkombëtare. Në veçanti, Kina ka furnizuar botën me mbi 350 milionë doza vaksinash dhe ka promovuar shumë mundësinë e marrjes dhe përballueshmërinë e vaksinave.

Pala amerikane injoroi thirrjet anti-epidemike të një numri të madh të vendeve në zhvillim dhe hodhi baltë ndaj Kinës, vendit që ofroi shumë ndihma për vendet në zhvillim. Një veprim i tillë i papërgjegjshëm shkel rëndë moralin ndërkombëtar.

Përveç kësaj, ShBA-ja e lidh edhe një herë koronavirusin e ri me Kinën me gjurmueshmërinë e virusit, duke shpeshtuar rivalitetin racor. Kohët e fundit, në ShBA, Britani, Australi dhe vendet e tjera kanë ndodhur shumë incidente të diskriminimi dhe dhune kundër aziatikëve, gjë që tregon se përhapja e informacioneve të rreme nga pala amerikane dhe aleatët po bëhet si një lëndë djegëse për racizëm dhe sfidon ndërgjegjen morale të njerëzimit.

Në komentin e CMG-së thuhet se përballë fatkeqësisë, të gjithë njerëzit janë në të njëjtën varkë dhe pala amerikane nuk duhet të fantazojë se nuk është në varkë. Tani, beteja e botës me virusin jetëmarrës nuk ka mbaruar. I bëjmë thirrje atyre individëve amerikanë të heqin menjëherë dorë nga përhapja e "virusit politik" dhe të kthehen në rrugën e duhur të bashkëpunimit. (Çang Çuo)