Hong Kong (Foto: VCG)

Hong Kong (Foto: VCG)

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri të enjten një deklaratë mbi miratimin e "Projektligjit për përmirësimin e sistemit zgjedhor (ndryshim gjithëpërfshirës) 2021" në Këshillin Legjislativ të Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut. Në deklaratë thuhet se miratimi "kufizon seriozisht pjesëmarrjen e hongkongasve në vetadministrim dhe shprehjen e mendimeve të tyre" etj.

Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) thuhet se një veprim i tillë i palës amerikane nuk është i papritur, sepse për çdo hap të zhvillimit të demokracisë në Hong- Kong, një pjesë e amerikanëve do të përhapin gënjështra.

Edhe sikur një mijë herë të përsëritet, gënjeshtra nuk mund të bëhet e vërtetë, vijon komenti. Pavarësisht se ShBA-ja përdor fjalë të bukura si "demokracia", "liria" dhe "të drejtat e njeriut" në të ashtuquajturat deklarata të saj mbi Hong-Kongun, ajo vështirë se mund të fshehë qëllimin e saj për të përçarë Hong-Kongun. Në fakt, sa më shumë bërtasin një pjesë e amerikanëve, aq më shumë dëshmojnë se nuk interesohen për demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Hong-Kong, por qëllimi i tyre i vërtetë është për të ndërhyrë në çështjet e Hong-Kongut dhe në punët e brendshme të Kinës.

Kushdo që e kupton sistemin politik demokratik të Hong-Kongut, e pranon se ndryshimi gjithëpërfshirës i këtij legjislacioni lokal në Hong-Kong është një masë e rëndësishme për të zbatuar vendimet përkatëse të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës dhe frymën e korrigjimit të ligjit të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës. Ai do të mbushë boshllëqet në sistemin origjinal zgjedhor të Hong-Kongut, do të vendosë më tej rendin e ri që “patriotët qeverisin Hong- Kongun” dhe do të ofrojë garanci të fortë ligjore për sistemin politik demokratik të Hong-Kongut, që ai të ecë përpara në mënyrë të qëndrueshme në rrugë të shëndetshme dhe të rregullt.

Si shembull mund të merret sistemi i Komisionit Zgjedhor të Hong-Kongut.

Për sa i përket përbërjes, Komisioni Zgjedhor është shtuar nga 1 200 anëtarë të katër sektorëve në 1 500 anëtarë të pesë sektorëve. Në fakt, pjesëmarrja politike e qytetarëve të Hong-Kongut është zgjeruar dhe përfaqësimi është më i gjerë. Nga ana funksionale, në të ardhmen Komisioni Zgjedhor i Hong-Kongut jo vetëm që do të vazhdojë të zgjedhë kryeekzekutivin e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut, por gjithashtu do t'i jepen funksionet e reja të zgjedhjes së disa anëtarëve të Këshillit Legjislativ dhe të emërimit të kandidatëve për Këshillin Legjislativ. Kjo do të tejkalojë kufizimet e interesave të ndonjë sektori, rajoni a grupi të caktuar, dhe Këshilli Legjislativ do të përfaqësojë më mirë interesat e përgjithshëm të shoqërisë së Hong-Kongut.

Në deklaratën e ShBA-së për Hong-Kongun kërkohet edhe "lirimi" i të gjithë protestuesve antikinezë dhe kundër Hong-Kongut që shkelën sundimin e ligjit në Hong-Kong, si edhe të drejtën ndërkombëtare dhe normat e marrëdhënieve kombëtare, duke treguar standardin e dyfishtë hipokrit të "demokracisë", "sundimit të ligjit" dhe "të drejtave të njeriut".

Në komentin e CMG-së thuhet se nëpërmjet përpjekjeve të mbarë Kinës, Hong-Kong ka një rend të mirë. Shumë njerëz në Hong-Kong shprehen në intervista se përmirësimi i sistemit zgjedhor do ta kthejë Hong-Kongun në qëllimin origjinal dhe në rrugën e duhur të parimit "Një vend, dy sisteme", duke ndihmuar në lulëzimin dhe stabilitetin afatgjatë të Hong-Kongut, që është edhe ndjenja dhe mendimi i hongkongasve. (Çang Çuo)