Më 17 maj, media amerikane “Newsweek” publikoi artikullin “Ekskluziv: Brenda ushtrisë së fshehtë të forcave amerikane”, ku thuhet se gjatë 10 viteve të fundit, Pentagoni ka krijuar ushtrinë më të madhe të fshehtë në histori me rreth 60 mijë agjentë.

Operativët që punojnë fshehur janë ushtarakë dhe civilë të cilët kryejnë operacione të brendshme dhe të jashtme për Pentagonin në një program që ndryshe quhet si “Signature reduction”.

Sipas hetimit të “Newsweek”, kjo ushtri është 10 herë më e madhe se numri i operativëve të fshehtë të CIA-s. Ata përmbushin misione të brendshme dhe të jashtme, bëjnë punë konkrete dhe kibernetike dhe ndonjëherë janë të fshehur në ndërmarrje kryesore.

Askush nuk i di përmasat e përgjithshme të projektit “Signature reduction”. Ndikimet e këtij projekti në politikat ushtarake dhe në kulturë nuk janë shqyrtuar kurrë dhe Kongresi Amerikan nuk ka bërë seancë dëgjmore mbi këtë. Mirpo kjo ushtri e madhe e fshehtë ka sfiduar ligjet amerikane, konventën e Gjenevës, rregulloret e veprimeve ushtarake dhe sistemin e përgjegjësisë bazë.

Sipas këtij artikulli, këta punonjës janë shumë profesionistë në internet dhe në grumbullimin e informacioneve. Ata përdorin identitet të rremë, fshehin identitetin dhe vendndodhjen e tyre, madje marrin pjesë në veprimtari që ndikojnë dhe manipulojnë rrjetet sociale.

“Signature reduction” është një pjesë e konkurrimit të Pentagonit me fuqitë e mëdha, si Rusia. Konkurrimi i tillë “ende nuk kanë arritur në nivelin e konfliktit të armatosur”. Sipas gjuhës ushtarake, kjo është luftë “në zonën gri” që ndodhet në “vijën e hollë mes paqes dhe konfliktit”.