Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërsa një pjesë e vendeve të Perëndimit po shfaqin "ngurrim për vaksinat", që shkakton uljen e përqindjes së vaksinimit, Kina ka përshpejtuar procesin e vaksinimit,njoftoi CNN-i më 19 maj.

Në këtë njoftim thuhet se, sipas të dhënave zyrtare, tani në Kinë janë bërë 400 milionë doza vaksinash, që është më tepër se vëllimi i përgjithshëm në ShBA, Britani dhe Gjermani të marra së bashku.

Shkalla e vaksinimit në Kinë po rritet. Numri i vaksinimeve në Kinë i kaloi 100 milionët më 27 mars, pas 26 ditëve arriti 200 milionë, 17 ditë më pas ishte 300 milionë, ndërsa kontingjenti i fundit prej 100 milion dozash u bë brenda 9 ditësh. (Çang Çuo)