Foto nga VCG
Pas gati tre muajsh bllokimi të rreptë, Gjermania nisi të martën lehtësimin gradual të masave, duke hapur dyqanet, muzetë dhe galeritë me prenotim dhe atje ku incidenca javore e infektimeve të reja për 100 mijë banorë është më pak se 50.
Kontaktet private do të jenë të mundura me maksimum pesë persona nga dy familje të ndryshme, duke përjashtuar të miturit deri në 14 vjeç.
Foto nga VCG
Instituti “Robert Koch” regjistroi 5011 infeksione të reja dhe 34 viktima në 24 orët e fundit.
Edhe në Gjermani ekziston frika e mundësisë së një vale të tretë të pandemisë, ku varianti britanik, tani shumë i përhapur, po vepron si përshpejtues. (Elona)