Foto nga VCG
Ministri danez i Shëndetësisë, Magnus Heunicke, deklaroi se në vend janë zbuluar 31 lloje të ndryshme të Covid-19, transmeton “Anadolu Agency”.
Përmes një deklarate në mediet sociale, Heunicke tha se kohët e fundit janë zbuluar 15 lloje të reja Covid, duke e çuar totalin deri më tani në 31 lloje të ndryshme të koronavirusit të ri.
Në Danimarkë u zbuluan disa lloje të Covid-19, prej tyre edhe britaniku B117, një lloj që ka pësuar mutacion, dhe përhapet më shpejtë, si dhe B1351 që u shfaq në Afrikën e Jugut dhe P1 në Brazil. (Irma)