Foto nga VCG
Në Izrael, restorantet, kafenetë dhe hapësirat e aktiviteteve që kanë qenë të mbyllura në kuadër të masave kundër koronavirusit të ri filluan të ofrojnë shërbime për personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës, transmeton “Anadolu Agency”.
Foto nga VCG
Masat e vendosura për shkak të pandemisë vazhdojnë të lirohen gradualisht në Izrael, i cili është vendi që ka kryer më shumë vaksinime në botë krahasuar me popullsinë e tij.
Foto nga VCG
Nga e diela, restorantet dhe kafenetë kanë filluar të ofrojnë shërbime për personat që kanë dokumentin “Pasaporta e gjelbër”, që jepet për ata që kanë marrë dy dozat e vaksinës kundër Covid-19. (Irma)