Shumica e vdekjeve globale Covid-19 kanë qenë në vendet ku shumë njerëz janë obezë, me norma të fatalitetit të koronavirusit 10 herë më të larta në kombet ku të paktën 50% e të rriturve janë mbipeshë, ka zbuluar një studim global, citon “The Guardian”.

Raporti, i cili përshkroi një lidhje dramatike mes vdekjeve nga Covid vendeve dhe niveleve të mbipeshes, zbuloi se 90% ose 2.2 milionë e 2.5 milionë vdekjeve nga sëmundja pandemike deri më tani ishin në vendet me nivele të larta mbipeshe.

Studimi analizoi shifrat e vdekjes nga Universiteti Johns Hopkins në SHBA dhe të dhënat e Observatorit Global të Shëndetit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për mbipeshën. Sipas autorëve, në mënyrë të habitshme, nuk kishte asnjë shembull të një vendi ku njerëzit në përgjithësi nuk janë mbipeshë ose obezë që kanë nivele të larta vdekjesh nga Covid-19. (Irma)