Foto nga VCG
Fushata e vaksinimit kundër Covid-19 në Bashkimin Evropian duhet të jetë në gjendje të vaksinojë të gjithë ata që kanë nevojë deri në fund të verës ose ndoshta më shpejt, deklaroi eurokomisioneri për Industrinë, Thierry Breton, citon “The Guardian”.
BE-ja është përballur me kritika të ashpra për vonesat në përdorimin e vaksinave, pjesërisht për shkak të vonesave të prodhimit, ndërsa shumë vende të tjera kanë qenë më të shpejta në fushatën e administrimit të vaksinave.
Breton tha se ai ishte shumë i impresionuar nga mënyra se si kompanitë farmaceutike kishin arritur të përshpejtonin prodhimin e vaksinave. (Irma)