Guajana mori të martën kontingjentin e parë të vaksinave të COVID-19 të dhuruara nga Kina, të prodhuara nga firma farmaceutike kineze "Sinopharm".

Vaksinat do t'u ofrohen punonjësve shëndetësorë të vijës së parë të frontit kundër epidemisë në Guajanë, për ta ndihmuar këtë vend të luftojë pandeminë.

Deri të martën Guajana ka regjistruar 8 626 raste të konfirmuara të koronavirusit dhe 197 vdekje, sipas statistikave të Universitetit Johns Hopkins.(Zhan Dian/Artan)