Foto nga VCG
Një dozë e vetme e vaksinës së “Oxford” dhe “Astrazeneca”-s apo e “Pfizer/Biontech” redukton shansin e nevojës për trajtim në spital me më shumë se 80 për qind. Ky është rezultati në të cilin ka dalë një analizë e kërkuesve britanikë, sipas “BBC”. Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se rezultati është shumë inkurajues. Më shumë se 20 milionë njerëz në Britani kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid 19. Kjo do të thotë se është vaksinuar më shumë se një e treta e popullatës së rritur.
Foto nga VCG
Hancock tha se rezultati i studimit mund të ndihmojë të shpjegojë edhe faktin përse numri i shtrimeve në njësitë e kujdesit intensiv, mes personave mbi 80 vjeç në Britaninë e Madhe, ka rënë ndjeshëm javët e fundit.
Ekspertët e shëndetësisë në Britani thonë se ka prova në rritje se vaksinat po funksionojnë në reduktimin e infeksioneve dhe shpëtimin e jetëve. Të dhënat tregojnë edhe se vaksinimi redukton rrezikun e personave mbi 70 vjeç që të zhvillojnë simptoma në rreth 60 për qind tri javë pas dozës së parë. (Elona)