Foto nga VCG

Foto nga VCG

Organizata Botërore e Shëndetit, përmes drejtorit të përgjithshëm të saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka bërë të ditur se numri i rasteve të reja me Covid-19 në botë është në rritje.

Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, kjo ka ndodhur pas shtatë javësh kur rastet ishin në rënie. Tedros e quajti rritjen e infektimeve si zhgënjyese, por jo befasuese referuar situatës në të cilën ndodhet aktualisht bota.

Më tej ai u bëri thirrje vendeve që mos t’i lehtësojnë masat dhe të luftojnë deri në fund shkëputjen e zinxhirit të infeksionit.

Deri më tani, janë regjistruar rreth 115 milionë të infektuar në të gjithë botën, ndërsa më shumë se 2.5 milionë kanë humbur betejën me sëmundjen. (Elona)