Gazeta hongkongase “South China Morning Post” njoftoi që Instituti Pasteur i Kamboxhias ka zbuluar se nga mostrat e marra, virusi i lakuriqit të natës në Kamboxhia është shumë i ngjashëm me koronavirusin e llojit të ri që po përhapet në mbarë botën.
Sipas studimeve nga ky institut në Phnom Penh, dy viruse që janë ruajtur në frigorifer për mbi 10 vjetë janë të ngjashëm me koronavirusin e ri (SARS-CoV-2) me një nivel ngjashmërie 92.6%. Siç mësohet, këto dy viruse janë marrë nga lakuriqi i natës në verilindje të Kamboxhias.
Nga 430 mostrat e ruajtura në këtë institut, 16 prej tyre patën reagime pozitive me koronavirusin e ri dhe 2 prej tyre janë “të afërmit” e COVID-19. Sipas studiuesve, ky zbulim tregon që Azia Juglindore është një fushë kyçe për gjurmimin e vatrës së koronavirusit të ri dhe për mbikëqyrjen e koronaviruseve në të ardhmen. (Jiang Lei/Albana)