“Covid i gjatë, ose efektet afatgjata të koronavirusit që prekin misteriozisht një numër të konsiderueshëm pacientësh, duhet të jenë përparësia e autoriteteve shëndetësore”.
Kjo ishte deklarata e bërë nga drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, në një konferencë për shtyp, citojnë mediet italiane.
Kluge përdori termin “long Covid” për të përshkruar një fenomen të përhapur. Pas 12 javësh nga koronavirusi, një në 10 persona të infektuar nuk është ende në gjendje të mirë shëndetësore. (Irma)