Një formë e re e koronavirusit po përhapet me shpejtësi në New York dhe ka një mutacion që mund të dobësojë efektivitetin e vaksinave, raportoi “New York Times”, duke cituar dy studime, një nga “Caltech” dhe një nga Universiteti “Columbia”. Varianti i ri quhet B.1.526 dhe përmban një mutacion që mund të ndihmojë virusin të shmang sistemin imunitar.
Presidenti amerikan Joe Biden ndërkohë ka zgjatur emergjencën kombëtare për shkak të Covid, duke e lënë në fuqi edhe pas 1 marsit, lexohet në një shënim të publikuar nga media amerikane.
Kalifornia ka arritur në mbi 50.000 viktimave, duke u bërë shteti i parë në SHBA që kalon këtë prag. Një variant i virusit i gjetur në Kaliforni gjatë dimrit po përhapet me shpejtësi dhe tani përbën 50% të infeksioneve në 44 qarqe. (Irma)