Finlanda njoftoi një bllokim të ri trejavor duke filluar nga 8 marsi, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit Covid-19.
Masa e ndërmarrë do të çojë në mbylljen e bareve dhe restoranteve dhe mësimin në distancë për nxënësit e moshës 13 vjeç e lart.
Njoftimi për bllokimin e ri u bë nga qeveria finlandeze, për shkak të një rritje të rasteve të koronavirusit në vend, raporton “The Guardian”. (Irma)