Foto nga VCG
Komisioneri i BE-së i ngarkuar me task forcën e vaksinave Covid, Thierry Breton, premton prodhimin e 2-3 miliardë doza të vaksinave anti-Covid në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit 2021.
Gjatë një interviste për “Radio Europe 1”, Breton siguroi se BE-ja po punon për të përshpejtuar prodhimin e vaksinave në vendet evropiane.
“Nëse gjërat shkojnë mirë, deri në fund të vitit mund të prodhohen deri në 3 miliardë doza”, -tha eurokomisioneri Breton.
Sipas tij, BE-ja është e përfshirë në një luftë me dy faza për vaksinën; shkencore dhe prodhuese. “Duhet të sigurohemi që vaksinat të prodhohen, gjë që është më e ndërlikuar. Në Evropë industritë farmaceutike janë të shumta, gjë që në perspektivë favorizon prodhimin në territorin e BE-së. Por për këtë është e nevojshme të sigurohet që secila prej tyre t'i përshtatet specifikave të vaksinave, në veçanti duke siguruar materialin e nevojshëm për përgatitjen e flakoënve”. (Irma)