Foto nga VCG
Numri global i rasteve të reja Covid-19 ra me 11%, në 2,4 milionë javën e kaluar, një normë më e ulët se katër javët e mëparshme, sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Por rënia nga java në javë është ngadalësuar ndjeshëm në Evropë, Afrikë dhe rajonin e Azi-Paqësorit, ndërsa numrat javorë u rritën në Azinë Juglindore dhe Lindjen e Mesme, shkruan “ATSH”.
Amerika ishte rajoni i vetëm në botë ku rastet vazhduan të bien me ritëm dyshifror.
OBSH nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë zhvillim.
Foto nga VCG
Raporti vë në dukje, megjithatë, se variante të koronavirusit që besohet të jenë më infektive gjenden në një numër në rritje të vendeve.
Varianti që u zbulua për herë të parë në Britaninë e Madhe tani është raportuar nga 101 vende, varianti i Afrikës së Jugut është raportuar nga 51 vende dhe i ashtuquajturi variant brazilian nga 28 vende. (Elona)