Foto nga VCG
Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA bëri të ditur se përdorimi i dy maskave ofron më shumë mbrojtje kundër Covid-19. Përmes një eksperimenti, duke përdorur koka artificiale të vendosura afro dy metra nga njëra-tjetra, CDC njoftoi se një maskë kirurgjikale apo pëlhure, bllokon 40% të grimcave të koronavirusit. Por një maskë pëlhure e vënë mbi një maskë kirurgjikale bllokoi 80% të grimcave, përcjell “Top Channel”.
Por studimi përdori vetëm një lloj maske kirurgjikale dhe një lloj pëlhure, çfarë e bën të paqartë nëse do të arriheshin të njëjtat rezultate me maska të ndërtuara me materiale të ndryshme. Të dhënat mbi maskat kanë ndryshuar gjatë periudhës së pandemisë. Në fillim të pandemisë, zyrtarët e shëndetësisë u thanë amerikanëve që të mos përdorin maskat.
Një anketë e kohëve të fundit nga Universiteti i Kalifornisë gjeti se rreth gjysma e amerikanëve përdorin maska rregullisht kur janë në praninë e njerëzve që nuk janë pjesëtarë të familjeve të tyre. (Irma)