Foto nga VCG

Foto nga VCG

Varianti i koronavirusit i zbuluar fillimisht në Kent të Britanisë mund të bëhet lloji dominues në botë, ka parashikuar shefja e programit të mbikëqyrjes gjenetike në Mbretërinë e Bashkuar. Prof. Sharon Peacock deklaroi për “BBC” se varianti i ri ka përfshirë vendin dhe me shumë gjasa do të ndodhë dhe në botë. Ajo tha se puna e saj për sekuencat e varianteve të virusit mund të kërkojë të paktën një dekadë.

Varianti britanik është zbuluar tashmë në më shumë se 50 vende. Ai u zbulua për herë të parë në shtator 2020 në Anglinë juglindore dhe përhapja e shpejtë gjatë muajve në vijim u përmend si arsye për futjen e rregullave të reja të bllokimit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar në janar. (Irma)