Foto nga VCG
Eksportet gjermane u kontraktuan me 9.3% në 2020-n, ndërkohë që kriza e koronavirusit ka goditur tregun global, sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave (Destatis).
Të dhënat kanë treguar se kërkesa e jashtme për produktet “Made in Germany” u ngadalësua ndjeshëm në fund të 2020-s, shkruan “ATSH”.
Eksportet mujore janë rritur lehtë me 0,1% vetëm në dhjetor, në rënie në raport me nivelin prej 2.3% regjistruar në nëntor.
Analistët prisnin një rënie prej 0.6% të eksporteve në dhjetor.
Balanca tregtare e Gjermanisë u rrit me 16.1 miliardë euro në dhjetor. (Elona)