Presidenti peruan Francisco Sagasti u vaksinua me vaksina kineze/ VCG
Peruja mori grupin e parë të vaksinave nga firma farmaceutike kineze “Sinopharm”, ndërsa vendi i Amerikës së Jugut po përgatitet për fushatat e vaksinimit masiv kundër Covid-19, shkruan “Xinhua”.
Foto nga VCG
"Ne jemi duke përmbushur zotimin që i kemi bërë gjithë vendit për të luftuar kundër pandemisë Covid-19 duke marrë vaksinën, e cila është mburoja më e mirë për të mbrojtur veten dhe për t'u kujdesur për të gjithë peruanët”, -tha presidenti peruan Francisco Sagasti, gjatë pritjes së vaksinave në aeroportin ndërkombëtar “Jorge Chavez”, ku falënderoi qeverinë kineze, e cila gjatë gjithë këtyre negociatave ka demonstruar vullnetin e saj të mirë, si dhe “Sinopharm”.
Foto nga VCG
"Ne do të fillojmë vaksinimet me njësitë e kujdesit intensiv, njësitë e urgjencës, qendrat kirurgjikale dhe ata që mbështesin drejtpërdrejt, domethënë të gjithë ata që janë në vijën e parë të luftës kundër pandemisë", -shtoi presidenti Sagasti.
Foto nga VCG
Ministri i Shëndetësisë, Pilar Mazzetti, mirëpriti mbërritjen e vaksinave, duke thënë se përhapja e vaksinimeve do të lejojë mjekët të luftojnë pandeminë me pak më shumë qetësi. "Me ardhjen e kësaj vaksine emergjente, ne do të kemi kushte më të mira për të qenë në gjendje të punojmë dhe gjithashtu do të jemi në gjendje të ndihmojmë, në fazat e dyta dhe të treta, të gjithë qytetarët e tjerë", -tha Mazzetti. (Elona)