Shtetasit e Britanisë së Madhe që kthehen nga vendet e vendosura në “listën e kuqe” të qeverisë nga 15 shkurti do të duhet të qëndrojnë në karantinë në hotele në kuadër të masave për të frenuar koronavirusin.

Vetizolimi për qytetarët dhe shtetasit që kthehen në Britaninë e Madhe nga Amerika e Jugut, Afrika Jugore, Portugalia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të jetë i detyrueshëm për 10 ditë, shkruan “ATSH”.

Pasagjerët që kthehen do të vendosen në hotelet e miratuara nga qeveria dhe ata do të paguajnë koston e qëndrimit nga të ardhurat e tyre.

Masat e reja merren për të ndaluar përhapjen e varianteve të reja të Covid në vend, ku tashmë është regjistruar numri më i lartë i viktimave në Evropë. (Irma)