Kina i kushton vëmendje të madhe nevojës urgjente të Nepalit për vaksina të COVID-19 dhe ka vendosur që t’i ofrojë këtij vendi kontingjentin e parë të ndihmës me vaksina të COVID-19, u shpreh anëtari i Këshillit të Shtetit dhe ministri i Jashtëm kinez Wang Yi të premten.
Gjatë një bisede telefonike me ministrin e Jashtëm të Nepalit Pradeep Kumar Gyawali, Wang tha se, qysh nga shpërthimi i epidemisë së COVID-19, Kina dhe Nepali e kanë ndihmuar njëri-tjetrin, janë përpjekur së bashku për të frenuar përhapjen e virusit dhe kanë bashkëpunuar në luftën kundër virusit.
Kina e ka zbatuar plotësisht premtimin e Xi Jinping-ut për t’i bërë vaksinat e saj të COVID-19 një produkt publik global dhe dëshiron të lehtësojë blerjen e vaksinave nga Nepali, shtoi ai.
Nga ana e tij, Gyawali tha se qeveria dhe populli i Nepalit e falënderojnë Kinën për ndihmën në kohë dhe të çmuar me vaksina dhe janë të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin antiepidemik me Kinën. (Xu Guang)