Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioni Evropian do të ngrejë një task forcë për të rritur kapacitetin e prodhimit aktual të vaksinave. Njoftimi u dha nga zëdhënësi i Ekzekutivit të BE-së, Eric Mamer.

Task forca, e drejtuar nga eurokomisioneri për Tregun Unik, Thierry Breton, në bashkëpunim me përgjegjësen për Shëndetësinë, Stella Kyriakides, do të përqendrohet në tre fusha kryesore: Heqja e pengesave, përshtatja e prodhimit të vaksinave për variantet e virusit dhe puna për një plan strukturor për një përgjigje të shpejtë ndaj rreziqeve biologjike në nivelin evropian, shkruan “Ansa”. (Irma)