Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në atë që besohet të jetë hera e parë në botë, dy persona në Brazil kanë pësuar një infektim të dyfishtë. E thënë ndryshe, ata janë bartës të dy llojeve të ndryshme të virusit, në të njëjtën kohë. Zbulimi u bë i mundur pas marrjes nën vëzhgim të 90 personave të infektuar në Grande do Sul në Brazilin jugor, raporton “Reuters”.

U vu re se një prej pacientëve rezultonte pozitiv edhe ndaj mutacionit P.1 por edhe atij P.2, veçanërisht varianti P.1 ka shkaktuar alarm ndërkombëtar, për shkak se dyshohet se është tepër rezistent ndaj vaksinave, çka e ka detyruar Britaninë apo edhe vendet e tjera që të ndalojnë fluturimet me Amerikën e Jugut.

Po ashtu, një person tjetër doli pozitiv ndaj llojit P.2 dhe variantit B.1.91, i cili u shfaq për herë të parë në Suedi. Udhëheqësi i këtij studimi shkencor, Fernando Spilik, shprehet i shqetësuar rreth rasteve në fjalë duke thënë se bashkëpunimi midis llojeve të infeksionit mund të gjenerojë akoma më shpejt lindjen e varianteve të reja.

Brazili është në mesin e një vale të dytë shqetësuese të Covid-it me më shumë se 1000 të vdekur në ditë. (Elona)