Eksperti i sëmundjeve infektive, Anthony Fauci, gjatë një konference shtypi, deklaroi se vaksina mund të ndikojë te varianti Covid britanik. Por, ai ngriti shqetësimin për atë të Afrikës së Jugut, pasi mund t'i përgjigjej më pak vaksinës. “Ka plane alternative nëse do të duhej të modifikonim vaksinat”, -tha Fauci, citojnë mediet amerikane.

Në veçanti për atë të Afrikës së Jugut ai deklaroi: “Ky mutacion i virusit, i njohur si 501.V2, ka efekt mbi antitrupat monoklonalë të përdorur për të trajtuar Covid-19. Efikasiteti i vaksinës është ulur, por ende vepron. Po i kushtojmë vëmendje të madhe planeve alternative nëse do të na duhet të modifikojmë vaksinën, por tani, nga raportet që kemi, duket se vaksinat janë ende efektive kundër tyre. (Irma)